U hap shkolla shqipe në Memmingen të Gjermanisë

Diaspora

U hap shkolla shqipe në Memmingen të Gjermanisë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 21:58

Këto dite u hap Shkolla Shqipe e mësimit plotësues në Memmingen të Gjermanisë. Mësimi zhvillohet ma plan-program dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.

Mësimi zhvillohet në tri nivele. Niveli i parë përfshinë grupmoshat nga 6 deri në 10 vjeç, niveli i dytë nga 10 deri në 14 dhe niveli i trete nga 14 deri në 17 vjeç.

Nxënësi vijon mësimin një herë në javë nga tri ore mësimi, në lëndët Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjeografi, Histori dhe Edukatë qytetare .

Mësuesja e klasës Ilmije Durmishi – Islami tha për KosovaPress se gjuha amtare luan rol te të rëndësishëm në zhvillim gjuhësor të fëmijës një gjuhësh, por që rritet në kushte dygjuhësie.

“Fëmijët këtu janë me dy kultura gjuhësore. Në shtëpi flet shqip kurse në shkollë gjermanisht. Dygjuhësia e mërgimit është e domosdoshme të nxitet dhe të përkrahet si nga prindërit ashtu edhe nga shkolla”, tha mësuesja Durmishi - Islami.

Sipas saj, me mësim plotësues në gjuhën shqipe nxënësit do të jenë më të sukseshëm edhe në shkollimin e përgjithshëm.

Mësuesja Durmishi – Islami tha se hapja e shkollës nuk ishte e lehtë por falë angazhimit të prindërve të cilët kontribuuan për të mirën ë fëmijëve të tyre, ia doli të hap shkollën për mësimin në gjuhën shqipe.

Në këtë shkollë janë të regjistruar gjithsej 89 fëmijë shqiptarë.

Mësuesja Durmishi-Islami bën apel tek prindërit që t’i përgjgijen pozitivisht ftesës për t’i dërfuar fëmijët e tyre në shkollën shqipe.

Ajo falënderoi Ministrinë e Diasporës, Ministrinë e Arsimit, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtuttgart Këshillin e Prindërve për Diasporë, si dhe autoritete gjermane të cilët e përkrahën në hapjen e shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat