Prof.dr.Sinadinovski: Jemi shqiptarë,do të jemi bashkë në hapësirën etnike në Maqedoni

Diaspora

Prof.dr.Sinadinovski: Jemi shqiptarë,do të jemi bashkë në hapësirën etnike në Maqedoni

Nga: Skënder KARAÇICA Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:59

Shqiptari ortodoks dhe intelektuali prof.dr.Branislav Sanidinovski erdhi në Amerikë për të promovuar librin e tij shkencor-historik që hedh dritë për kohën e asimilimit dhe të anatemimit të pjesë së kombit shqiptar ortodoksë nga regjimet antishqiptare serbo-maqedonase tash e një shekull.Në mesin e njerëzve të gjakut të tij në Çikago dhe Nju Jork,e njejta porosi kombëtare:Shqiptarët ortodoksë të kenë të drejtën e përcaktimit dhe të daljes nga errësira dhe dyert e fshehjes së identitetit,që e bëri regjimi sllavomaqedonas krejt në emër të besimit fetar(ortodoks)për gjoja se ishin të një ,,gjaku,,dhe të një feje të përbashkët ortodokse(!).Koha erdhi,po troket ora kombëtare në Rekën e Epërme ku nënat shqiptare u këndonin shqip ninullat fëmijve të vet dhe kishin të veshura kostumet e traditës me vijësimin e folklorit,të gjuhës dhe riteve se ata janë të gjakut shqiptarë,nuk janë tjerë,nuk janë të huaj,e thanë në tubimet e promovimit dhe të takimeve tjera sy me sy me njeri-tjetrin.
Reka e Epërme shqiptare është zgjuar në mëngjeset e pranverës.Ajo i thërret bijtë dhe bijat e veta nëpë vendet e shpërndara të Maqedonisë që të vijnë në tokën e vet,nën erëmollën e pemëve që kundërmojnë aromën shqiptare ortodokse në besim tek Zoti dhe me tapinë e vet Atdheu-Flamuri-Gjuha-Gjaku!Po sot e kujtojmë mësuesin Ferit Bajrami i katundit të Josif Bagërit,që fund të viteve të gjashtëdhjetë,regjimi antishqiptar maqedonas i kohës së Llazar Kolishevskit e pati shpall nacionalist dhe shqiptaromadh,u ndoq dhe u largua përgjithmonë nga puna në arsimin e brezave të shkollës shqipe.Po sot,në Rekën e Epërme,të hapet shkolla shqipe dhe të marrë emrin e mësuesit të përndjekur FERIT BAJRAMI!Në orën e mësimit,një nxënës i tij(shkruan kronika e kohës):Na-mësues,nuk dimë maqedonisht ,a mundesh edhe neve të na japësh mësim shqip?Pasi mori pëlqimin edhe të prindërve mësuesi shqiptar filloi ta zhvillonte mësimin vetëm në gjuhën shqipe.Por kur për këtë e mori vesh pushteti maqedonas,mësesin e dëbuan nga shkolla!
Një shekull vetmi!Një shekull asimilim dhe anatemim i përaktësisë kombëtare shqiptare ortodokse në Maqedoni.Në kohën kur shqiptari artodoks Sanidinovski kthej për në Shkup,aty përseri ishte Nazim dhe Emin Halimi që i uruan udhën e mbarë vëllait me këto fjalë:Të fala Atdheut!Të fala Rekës së Epërme!Profesor Sinadinovski falenderon të gjithë shqiptarët në Amerikë dhe me lot në sy u tha:Jemi shqiptarë,do të bëhemi bashkë në tokën etnike në Maqedoni!
Udha e mbarë vëlla shqiptar ortodoks profesor Sanidinovski!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat