Themelohet Shoqëria kulturore artistike RILINDJA në Zvicrër

Diaspora

Themelohet Shoqëria kulturore artistike RILINDJA në Zvicrër

Më: 15 prill 2015 Në ora: 08:40

Pas përpjekjeve disajavore, ku përfshihen konsultimet intenzive të dashamirëve amatorëve si dhe profesionistëve të artit tradicional shqiptar, vlerësimit aktual të gjendjes, gadishmërisë por dhe vullnetit për nxitjen, kultivimin dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në mërgatë, të rinjët e kësaj iniciative së bashku me profesionistët të cilët palodhshëm ndihmuan me udhëzimet dhe këshillimet e tyre, mbajtën kuvendin e parë dhe themeluan me këtë rast shoqërinë kulturore artistike RILINDJA me seli në Winterthur të Zvicrës.

Njoftojmë opinonin publik, shoqëritë simotra organet e përfaqësimit tonë diplomatik si dhe institucionet vendase të kulturës se ne jemi të hapur për ç’do lloj bashkëpunimi i cili ndihmon, zhvillon dhe forcon ruajtjen dhe përforcimin e traditave kulturore kombëtare në mërgatë në njërën anë por edhe ngritjen dhe zhvillimin e raporteve kulturore reciproke me organet vendëse të kulturës, në anën tjetër.

Nëpërmjet ushtrimit të aktiviteteve kulturore-artistike duke ruajtur dhe intensifikuar kështu lidhjen me vendet tona të origjinës si dhe duke synuar ngritjen dhe bashkëpunimin kulturor me asociacionet kulturore të shtetit mikpritës, shpresojmë dhe synojmë të ofrojmë një platformë ku dashamirët dhe krijuesit e artit dhe të kulturës shqiptare t’a gjejnë komoditetin për të ushtruar dhe zhvilluar krijimtarinë kulturore-artistike.

SH.K.A. RILINDJA
Gëzim Kasumaj, kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat