Kapen edhe 43 klandestinë nga Kosova në Gjermani

Diaspora

Kapen edhe 43 klandestinë nga Kosova në Gjermani

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 12:25

Vala e qytetarëve të Kosova që përmes Hungarisë ia mësyjnë Gjermanisë nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë një vikendi në trenat nga Austria në Gjermani janë kapur 43 sish
Nga 60 të huaj të hyrë ilegalisht në Gjermani, në afërsi të vendkalimit në Frailassing, që policia i ka kapur gjatë vikendit të kaluar, 43 veta janë shtetas të Kosovës. Pjesa tjetër kanë ardhur kryesisht nga Siria.

Qytetarët e Kosova janë zënë kryesisht nëpër trenat që kanë udhëtuar nga Vjena e Salzburgu drejt Gjermanisë, respektivisht Munihut. Kështu në trenin nga Salzburgu janë kapur 7 qytetarë të Kosovës dhe një sirianë të cilët janë arrestuar përkohësisht. Në mesin e tyre ka qenë një shtetas i Kosovës 27 vjeç me dokumente gjermane, i cili kishte shkuar të merrte familjarët e tij në Hungari. Ai duhet të përgjigjet penalisht për kontrabandim të të huajve.

Sipas komunikatës së policisë ai kishte deklaruar se ka dashur t`u mundësojë familjarëve të tij të jetojnë në Gjermani. Por, siç thuhet më tej, ai nuk do të mund ta bëjë këtë pasi që familjarët e tij (prindërit dhe vëllezërit e motrat) tashmë ishin regjistruar si azilkërkues në Hungari dhe atje do të detyrohen të kthehen.

Policët federalë kanë kapur edhe disa grupe të tjera kosovarësh ilegalë në Gjermani, të cilët, si zakonisht, janë përcjellë në qendrat e afërme të azilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat