Kujdes, ju shohim!

Diaspora

Kujdes, ju shohim!

Më: 14 nëntor 2014 Në ora: 18:12

Me daljen dhe përhapjen e webcamerës në familje si pjesë e nevojave të komunikimit dhe argëtimit, natyrisht se lindën edhe pasoja të (pa)sigurisë dhe mbrojtjes nga keqpërdorues të mundshëm të kësaj arritjeje të zhvillimit e modernizimit.
Që atëherë, disa prindër më të kujdesshëm, kërkonin nga familja e tyre të shuajnë kamerën ose kompjuterin në kohën kur nuk janë duke e përdorur. Disa nuk i jepnin rëndësi dhe një qasje të tillë e quanin fobi. Por sot, shkrime në shtypin perëndimor i japin të drejtë „phobikëve“. Në të vërtetë, është e qartë se „hakerë“ të shumtë mund pa pengesa të mëdha të kontaktojnë me kamerën tuaj dhe të aktivizojnë të njëjtën e të shohin pa pengesë brendinë e banimit tuaj, ndoshta dhomën e fjetjes, kuzhinën, dhomën e pritjes…, lëvizjet e juaja dhe krejt çka ka para vetes syri magjik që e keni paguar me para.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat