Edhe shqiptarët e Britanisë në protestë kundër UEFA-s

Diaspora

Edhe shqiptarët e Britanisë në protestë kundër UEFA-s

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 22:15

Pas atyre në Zvicër, Itali dhe Finlandë, shqiptarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë kundër UEFA-s dhe Mishel Platinisë, këtë herë në Britaninë e Madhe.

Vendimi absurd i UEFA-s për ti dhënë fitoren 3-0 Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë në Beograd më 14 tetor, që u ndërpre për shkak të dhunës, vazhdon të zemërojë shqiptarët në çdo vend të botës që jetojnë.

Shqiptarët që jetojnë në Britani kanë paralajmëruar ditën e shtunë një protestë në Londër, përballë zyrave të Komisionit Evropian.

Ata do të protestojnë kundër racizmit dhe dhunës në futboll dhe do t’i kërkojnë UEFA-s të rishikojë vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat