Promovohet në Atlanta - platforma ‘Albanian Voices’- ‘Zërat shqiptarë’

Diaspora

Promovohet në Atlanta - platforma ‘Albanian Voices’- ‘Zërat shqiptarë’

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 18:17

Atlanta, Georgia - Një shtetase amerikane nga Atlanta, Georgia, e cila ka themeluar një organizatë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, thotë se disa shqiptarë ia kishin shpëtuar jetën dy vjet më parë.
“Tradita shqiptare e Besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood, themeluese dhe drejtuese e organizatës ‘Albanian Voices’ (‘Zërat shqiptarë’).
Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoranturës në një qytet të vogël, kur gabimisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm.
E gjithë skena rrëfen amerikania, u pa nga nga shqiptarët, të cilët dolën në mbrojtje të vajzës amerikane të cilën vetëm se e kish parë një ditë më parë.
Në një video e postuar në youtube ajo thotë se "Mua më tërheq kultura shqiptare për konceptin e Besës, shprehet Wood - Dhe, shtonë se" Kjo është diçka që unë kam mësuar personalisht - kur unë studioja për doktoranturën time në Republikën Dominikane në 2012".

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat