Washington Post : Incidentet filluan me djeg'jen e flamujve të Nato-s‏

Diaspora

Washington Post : Incidentet filluan me djeg'jen e flamujve të Nato-s‏

Nga: BEQIR SINA New York Më: 18 tetor 2014 Në ora: 10:32

NEW YORK : Me një atmosfer jashtëzakonisht sportive, është përcjellur të martën pasdite në Nju Jork, Çikago, Detroit, Uashington, Boston, Dallas, Feniks, Jaksonvill, Filadefia, Stamford, Paterson, por edhe në Kanada pra të gjitha vendbanimet shqiptare, në Amerikën e Veriut, mijëra e mijëra shqiptar, nëpër klubet shqiptare, të organizuar, kanë ndjekur ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Gjatë ndeshjes shqiptarët kan krijuar një atmosfer, e cila ka qenë e paparë ndonjëher,dhe për tu mbajtur mend gjatë - të paktën kështu ka qenë këtu në Nju Jork, dhe në vende të tjera siç postojnë fotografitë në rrjetin social facebook shqiptarët.
Kudo në vendbanimet shqiptare në SHBA- dhe Kanada ka qenë me të vërtet një atmosfere e ndezur e cila ka vazhduar gjatë mbas dites deri në mbrëmje. Shqiptarët në Amerikë u mblodhën së bashku me thirrjet e yre në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale.
Duke u veshur me bluzat kuqezi dhe me flamurin kuqezi çdo klub e lokal shqiptarësh, por edhe në shtëpitë e tyre atmosfera ka qenë mjaft impozante dhe ka krijuar emocione të mëdha kombëtare.
Ndërkaq, simbas komentatorëve sportivë amerikanë , duke iu referuar mediave të huaja, thuhet se Serbia mund të ishte fajtore për incidentin mbasi masat e marra për organizamin e kësaj ndeshje nuk ishin aq të mira.
Poqese i i referohemi atyr sesi u komentua sot në kanalet televizive sportive amerikane nga komentatorët më të njohur duket se " Serbia është fajtore e madhe mbi incidentin e sotëm, në ndeshjen ndaj Shqipërisë" e vlefëshme për kulifikimet e Euro 2016 Grupi i I-rë.
Edhe mediat amerikane si Washington Post kanë rreguar pothuajse në mënyrë të njëjtë, duke thënë se Serbët përdorën dhunë mbi shqiptarët, dhe ishin shkaktarët që shkatuan trazirat të cilat filluan para ndeshjes me djegjen e flamurit të Nato-s.
Tifozët e ekipit të futbollit të Serbisë - kanë djegur në shkallët e stadiumit më parë se të ndodhte incidenti flamurin e NATO-s - gjatë ndeshjes së Euro 2016 Grupi I të ndeshjes së tyre kualifikuese kundër Shqipërisë në stadiumin FK Partizan në Beograd - të martën, shkruan ndër të tjera gazeta amerikane Washington Post nga SHBA,
Ekipi kombëtar shqiptar i futbollit udhëtoi në Beograd - për herë të parë, që nga viti 1967 për të luajtur me Serbinë në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian të martën në mbrëmje. Ndeshje, kjo, që përfundoi para kohe, 3 minuta para se të mbyllej pjesa e parë - kur në stadium shpërthyen trazirat të cilat kaluan në fushë në fillim mes lojtarëve - pasi ndonjë tifozë, lëshoi në ajër në hapsirën e stadiumit një lodër të telekomanduar ku ishte varur një flamurë, shqiptarë që ra mbi fushë.
Gazeta Washington Post sqaron se varur mbi një lodër të telekomanduar ishte flamuri kombëtar shqiptar, i stolisur me një hartë të Kosovës dhe me mbishkrimin "autokton" ("autoktone"). Ndërkohë që dihet se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, të cilën shkruan Washington Post - qeveria serbe e refuzon të njohë si të pavarur. Por, Kosova, është shtëpia e shumë lojtarëve shqiptarë. Mirëpo, gjërat morën me të vërtetë për keq, kur futbollisti Aleksander Mitrovic i Serbisë, e grisi flamurin - duke e hedhur poshtë atë dhe ai e shokët e tij u përpoqën të shkelin me këmbë flamurin.
Trazirat që pasuan më pas kësaj ngjarje, e detyruan arbitrin anglez Martin Atkinson për të braktisur ndeshjen. UEFA konfirmon, duke vënë në dukje se braktisja erdhi "për shkak të një çrregullimi në fushë." I cili, ishte një "Shqetësim". Përveç lojtarëve, në trazirat u përfshinë edhe tifozët e serbisë të cilët hynë në fushë, dhe ndërsa lojtarët ishin duke "luftuar" me njëri-tjetrin tifozat e serbisë goditen me mjete të forta lojtarët e Shqipërisë. Përfundimisht, të dy palët duhej të dilnin jashtë fushës pasi spektatorë filluan duke gjuajtur ekipet me sende të forta.
Washington Post tregon se edhe para incidentit, atmosfera ishte ndezur. Asnjë tifozë i Shqipërisë nuk u lejua të hyjë në stadium. Kurse, shkruan kjo gazetë tifozët e Serbisë kishin djegur disa flamujt të NATO-s. Kështuqë, forcat speciale të policisë, ishin përleshur me tifozët serbë disa herë në tribunat e stadiumit FK Pratizani të Beogradit, mbasi tifozët serbë hodhën edhe parrulla nacionaliste në stadium para dhe gjatë ndeshjes.
Gazetari i futbollit Nick Ames, i cili shkruan për Guardian dhe ESPN shkruan Washington Post, ka qenë në këtë ndeshje dhe thotë se Serbia dhe Shqipëria kanë pasur një histori të gjatë dhe të trazuar mes tyre që përfshin edhe një luftë, dekadën e fundit, trazira dhe spastrimin etnik, krime të ndryshme - për të cilin disa liderët e luftës serbe, po përballen me gjyqin ndërkombëtar të krimeve të luftës. Ndërsa situata duket se është përmirësuar në vitet e fundit, thotë Nick Ames ajo është ende larg nga e vërteta e madhe, në mënyrë të qartë.
Sipas informacioneve, të kanaleve sportive amerikane që thonë se i kanë marrë nga mediat ndërkombëtare, mësohet se Shqipëria mund të fitojë në tavolinë takimin ndaj Serbisë, me rezultat 3-0.
Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre për shkak të incidenteve të krijuara vetëm pak minuta pa përfunduar pjesa e parë. Të gjitha kanalet sportive televizive amerikane, komentojnë se kjo ndeshje u ndërpre, kur tifozët e Serbisë, u panë të futën në fushë duke sulmuar edhe me sende të forta lojtarët shqiptarë, si me karrike dhe gjësende të ndryshme të forta.
Kështuqë , tha komentatori sportiv i ESPN se "sipas të gjitha gjasave, Shqipëria pritet të marrë tre pikë në tavolinë nga ky takim, pasi Kombëtarja jonë mund të shpallet fituese në tavolinë me rezultat 3-0. Dhe, nëse nuk ndodh kështu, atëherë ndeshja do të vazhdojë aty ku mbeti, por do të luhet pa tifozë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat