Jeta e shqiptarëve të Kosovës më e lira

Diaspora

Jeta e shqiptarëve të Kosovës më e lira

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:40

Një kohë të gjatë rrezikohet jeta e shqiptarëve të Kosovës,që i nënshtrohet çmimit më të lirë.
Një jetë=një fyshek.
Ishte regjimi komunist që për pesëdhjetë dekada shqiptarët nuk i kurseu nga vdekja. Të shumtën „misterioze“.
Vriteshin në burgje,vriteshin në ushtri apo i shpallnin të aksidentuar, të vetëvrarë, të vrarë në „kufi“ dhe inskenime të shumta për vdekjet (vrasjet ) e shqiptarëve.
Kjo ishte koha e A. Rankoviqit,i ndihmuar nga shumë Rankoviqë shqiptarë.
Perëndoi koha e Rankoviqit, por dual në skenën shtetërore e pushtetore koha e S.Millosheviqit, që ushtronte gjenocid kolektiv mbi shqiptarët,i ndihmuar nga Milloshët tjerë çetnikë.
Këto regjime u mbyllën me turp,por popullatën shqiptare në Kosovë kohë të gjatë e mbajtën buzë varrit, me vdekjen në trastë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat