Takimi i shoqatës së ish të burgosurve politik me artistin, poetin dhe veprimtarin Sylë Muja!

Diaspora

Takimi i shoqatës së ish të burgosurve politik me artistin, poetin dhe veprimtarin Sylë Muja!

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:32

Bukurinë e tij e zbukurojnë vargmalet e bjeshkëve të Grykës së Rugovës. Gurgullima e ujit të kthjellet dhe të ftohtë, është një inspirim për piktorët, krijuesit dhe artistët që të përfitojnë një pasion në krijimtarinë e tyre! Ky takim ishte me ish të burgosurin politik, pjesëmarrësit i demonstratave studentore ne vitin 1981 dhe çmallja, rikujtimet e asaj kohe dhe sfidave që kishim për ardhmërinë e Kosovës për tu çliruar nga çizmja e sllavo-Serbisë! Me rastin e takimit me Sylë Mujajn, ish të burgosurin politik, veprimtarin e kauzës kombëtare, njeriun me vlera të larta atdhetarie, kulturore dhe artistike. Një takim i tillë ishte një plotësim i një boshllëku të viteve pa u parë në mes veti, njerëzit që i paraprimë rrënimit të ish Jugosllavisë cariste.
Tre ish të burgosur në burgun e Nishit Muhamet Rugova, Sylë Muja dhe Asllan Dibrani në Atelienë e Sylë Mujes në Pejë.
Atelea e Sylë Mujës në Pejë në lagjen që u bë rezidenca e rinisë, studenteve dhe profesorëve të këtij qyteti kundër barbarisë serbe. Ateleu, arti ishte që mahniti pjesëmarrësit në ketë takim, anë e kënd e mbushur me punime artistike. U kënaqën që në atë atelie janë publikuar veprat e Sylë Mujës nga të gjitha motivet të realizuara në dru, të skalitura dhe të përpunuara me fshehtësitë e artit, në stilin e realizmit. Po në muret e kësaj atelieje shihen edhe veprat e realizuara në vaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat