Mbi 60 mijë qytetarë heqin shtetësinë e Kosovës!

Diaspora

Mbi 60 mijë qytetarë heqin shtetësinë e Kosovës!

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 13:03

Mijëra qytetarë të Kosovës, vazhdojnë të ikin nga vendi për shkak të kushteve jo të mira të jetës dhe mos zhvillimit. Derisa një pjesë e tyre dalin ilegalisht ka edhe të tillë,që duan që tërësisht të shkëputen nga vendlindja e tyre.

Informacione nga institucionet bëjnë me dije se mbi gjysmë milioni i qytetarëve të Kosovës, kanë migruar në vende të ndryshme.

Tashmë mijëra qytetarë kanë tërhequr dhe vazhdojnë me të madhe të tërheqin edhe shtetasit e tyre nga vendlindja. Lirimi i shtetësive do të krijoj pasoja afat gjate, jo vetëm pr ata, por edhe për shoqëron dhe vendin në përgjithësi.

Vetëm nga viti 2009 e këndej, rreth tridhjetë mijë qytetarë të vendit, që jetojnë jashtë vendit, në bazë të kërkesës së tyre janë liruar nga shtetësia. Derisa Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep të dhëna se edhe sa qytetarë kanë lënë shtetësinë nga vitit 2000 deri më 2009, ku sipas një llogarie del të kenë lënë shtetësinë edhe mbi tridhjetë mijë qytetarë të tjerë, por shifrat mund të jenë edhe më të larta, por edhe më të vogëla.

Qytetarë të shumtë shihen nëpër sportele të komunave dhe zyrave të Ministrsë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar tërheqjen e shtetësisë. Ata me vete kanë një “krah”dokumentesh të shteteve ku janë dhe ato të Kosovës që u kërkohen nga zyrat e gjendjes civile.

Adnani që jeton në Gjermani, tregon se e ka tërheq shtetësinë, sepse e anë më lehtë të lëvizin lirshëm gjithë andej rruzullit. Sipas tij shtetësia e Kosovës, po u sjell telashe familjes së tij dhe të tjerëve në shumë vende, të cilat bëjnë trajtime jo adekuate.

Adnani, trgeon se pasi ka marr shtetësinë gjermane ai dhe familja e tij lëvizin t lirshëm ka të duan dhe nuk hasin në probleme sikur kanë hasur deri më tash në shumë vende.

Bashkimi, me të parë se mijëra qytetarë kanë hequr shtetësinë e Kosovës dhe po e kanë më të lehtë lëvizjen, kishte vendosur që vetës dhe familjes së tij tashmë tua merr shtetësinë gjermane dhe të lërë atë të Kosovës. Ai për mbi një javë rrjesht është sorollatur dyerve të institucioneve për të kryer këtë veprim.

Pas disa muajsh Baskimi dhe familja e tij presin që pasi t’i thonë lamtumirë shtetësisë së Kosovës, të bëhen shtetas gjerman, vend ky i cili nuk pranon dy shtetësitë.

Nuk janë të vetëm këta persona që kanë lënë shtetësinë e Kosovës që nga paslufta,por janë mbi pesëdhjetë mijë qytetarë të tjerë. E qindra e mijëra të tjerë janë në pritje të lirimit të shtetësisë së Kosovës dhe marrjes ë shtetësisë së vendeve ku jetojnë e veprojnë.

Rroksana Qarri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha për mediat shqiptare se lirimi nga shtetësia e një qytetari bëhet për arsye të marrjes së një shtetësie nga ndonjë vend tjetër që nuk e lejon dyshtetësinë.

Sipas të dhënave të Ministisë së Punëve të Brendshme, nga viti 2009 e deri më tani, rreth tridhjetë mijë qytetarë të Republikës së Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, në bazë të kërkesës së tyre janë liruar nga shtetësia.

Zyra për Media e MPB-së nuk ka dhënë përgjigje sesa qytetarë kanë lënë shtetësinë nga përfundimi i luftës deri tash, pos shënimeve nga viti 2009 e këndej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat