Roman i krijuar me dashuri dhe dhimbje - dëshmi e një plage shoqërore jo vetëm shqiptare

Diaspora

Roman i krijuar me dashuri dhe dhimbje - dëshmi e një plage shoqërore jo vetëm shqiptare

Nga: Nga ARTUR VREKAJ, SHKRIMTAR Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:37

Autori Pierre-Pandeli Simsia vë në dukje me fjalët e Dorinës, të kësaj vajze-engjëll dëshirën e paanë, të shprehurit e saj të çiltër për një dashuri me të ardhme më të bukur.

"Një dashuri e vrarë" është një nga romanet e fundit të shkrimtarit Shqiptaro-Amerikan Pierre- Pandeli Simsia i shkruar në New York me temë trafikimin e qenieve njerëzore. Është një krijim letraro-artistik që skalit me fjalë të qëmtuara botën e brëndshme të një vajze 17 vjeçare Dorinës, që është edhe personazhi kryesor. Ka një ndërthurje në vijimësi të situatave me mendime filozofike e ëndrra kaq të pafajshme, kaq frymëzuese për një jetë të arrirë, që ka si zanafillë dashurinë e salindur të saj me një korrier trafikant, ish-bashkëqytetar i saj.
Autori Pierre-Pandeli Simsia vë në dukje me fjalët e Dorinës, të kësaj vajze-engjëll dëshirën e paanë, të shprehurit e saj të çiltër për një dashuri me të ardhme më të bukur nëpërmjet rrugës së dijes, të pandikuar nga mjedisi shoqëror ku jeton që pak e ndihmon të kuptojë se çfarë në të vërtetë ndodh përtej detit a më në veri të Europës Perëndimore me fatin e shoqeve të saj.
Merita e të shkruarit me vëmendje për të përçuar përmes ëndrrës, monologut, dialogut, përshkrimit, kronologjisë, pamjeve vizuale të pamjes së jashtme të të shfaqurit të njeriut kur mundohet të maskohet të thotë të vërtetën, etj e ka bërë më të realizuar edhe romanin duke e përlidhur mirë të njohurën (Shqipërinë e varfër që është në mes të rrugës për fatin e saj) që përcaktohet me Dorinën dhe të panjohurën për të (trafikimin e qenieve njerëzore në botën perëndimore) që na sillet me Saimirin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat