Kosova pa Rugovën do të ishte bërë si Palestina

Diaspora

Kosova pa Rugovën do të ishte bërë si Palestina

Nga: Xhafer LECI Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:45

Më 17 korrik Enver Robelli kishte shkruar një shkrim me titull: "Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Rugovës"!
Enver Robelli nuk është treguar fare i sinqertë me përpjekjet e tij të kota, për t`ua ndaluar kujdesen-mbylljen e gojës, zonjushës Teuta dhe zotit Mendim Rugova, që ata mos të flasin për vëllain e tyre Ukën!
Nuk ka familje, e cila nuk kujdeset për fatin e njerëzve të vet, dhe askush nuk mund t’ua mohojë atë të drejtë demokratike, pavarësisht se për çka bëhet fjalë. Nuk kam shkruar asnjëherë për Ukë Rugovën në lidhje me burgosjen e tij, sepse nuk kam informacione të mjaftueshme, të cilat flasin për fajësinë apo mosfajësinë e tij.
Drejtësia e ka fjalën e fundit, nëse ka drejtësi të vërtetë në Kosovë, e që, mjerisht, praktika nuk e ka treguar deri më sot, se drejtësia në Kosovë, ka vepruar drejt, e pavarur, ndershëm dhe guximshëm...!

Me Ukë Rugovën, disa lider të subjekteve të ndryshme politike, bënë lojëra të pista dhe Ukën, si duket, arritën ta fusin atje ku nuk e kishte vendin. Qëllimi i tyre dihet, njollosja e dr. Rugovës dhe familjes së Tij. Në shtetet demokratike të perëndimit veprimtaria e një individi, nuk krahasohet me një familje, por mbetet si rast individual. Ukë Rugova nuk ka të bëjë me veprimtarinë e të atit të tij dr.Rugovës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat