Mërgimtarët mbi 2 orë pritje për të hyrë nga Serbia në Kosovë

Diaspora

Mërgimtarët mbi 2 orë pritje për të hyrë nga Serbia në Kosovë

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 00:51

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët po vijnë për pushime në vendlindje, përmes territorit të Serbisë po u duhet të presin deri në 2 orë e 30 minuta në kufi për të kaluar në territorin e Kosovës.

Ata po ankohen për procedurat e tej zgjatura që po bëjnë administratat kufitare në të dy anët, si në atë serbe ashtu edhe në atë të Kosovës.
Pritjet më të gjata po shkaktohen në territorin e Serbisë, por mërgimtarëve për rreth 20 minuta po u duhet të presin edhe në pikën kufitare të Kosovës.

Sipas autoriteteve kufitare kjo vonesë po shkaktohet kryesisht shkaku i procedurave të përgatitjes së dokumentacionit për sigurimin e automjeteve.

Në deklaratat që këta mërgimtarë kanë dhënë për Klan Kosova, kjo pritje po ua shton edhe më shumë lodhjen që ua shkakton rruga e gjatë nga vendet perëndimore, prej nga ata vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat