Kosova konkuron me shtetet e mëdha për azilkërkues

Diaspora

Kosova konkuron me shtetet e mëdha për azilkërkues

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:46

Gati gjysmë milioni njerëz kanë kërkuar azil në Evropë gjatë vitit të kaluar, që është për 30 për qind më tepër se në vitin 2012, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot.

“Ne fqinjësinë tonë të menjëhershme kemi situatë shumë brengosëse”, tha komisienarja për çështje të brendshme e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstroem.

Zyra për Mbështetje të Azilit në Evropë thotë se rritja më e madhe është shënuar nga njerëzit nga Siria, e përfshirë në luftë për gati katër vjet, pastaj nga Rusia dhe Kosova, transmeton Rel.

Ka pasur edhe rritje të numrit të azilkërkuesve nga Ukraina, raporton AFP nga Brukseli.

Më së shumti azilkërkues në vitin 2013 kanë pranuar Gjermania, Franca, Suedia, Britania dhe Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat