Cfare propozon FDSH per Diasporen?!

Diaspora

Cfare propozon FDSH per Diasporen?!

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 23:03

Sipas burimeve zyrtare janë mbi dy milionë në emigracion; mbi 500 mijë në Greqi, 200 mijë në Itali, dhe diferenca në Angli, Francë, Spanjë, Belgjikë, SHBA, Kanada , e gjetkë. Por komunitete të vogla ka në Bullgari, Rumani, Austri, Gjermani, Australi, Izrael, Rusi, Zelandën e Re e deri në Kinë, Malajzi e në Afrikën e Jugut dhe pa llogaritur këtu shqiptarët dhe bashkëatdhetarët tanë në Tuz, Ulqin, Strugë, Kumanovë, Gostivar, Tetovë, Kosovë, Luginën e Preshevës, Janinë dhe Turqi.

- Ndryshimet ne Kushtetute dhe berjen e parlamentit me dy dhoma. Dhoma e dyte ne formet e nje senati, apo keshilli regjoneve, duhet te jete vetem per Diasporen dhe per shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise zyrtare.

- Perfshirjen e Diaspore ne vendimarrje. 15% te kuotave te institucioneve shteterore dhe te administrates publike duhet te jene ne dispozicion te Diaspores.

- 15% te kuotave te dhomes se Pare te parlamentit duhet te jene ne sherbim te Diaspores.

- Krijimin e Bankes se Diaspores ose te Emigracionit. Hapje te seksioneve ne vendet me te rendesishme si ne Itali, Greqi, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada.

- Te drejten e votes atje ku jetojne

- Ngritja e një agjensie e cila të promovojë investimet që ka nevojë Shqipëria dhe mundësitë, hapësirat dhe lehtësirat që krijon në këtë rast qeveria jonë.

- Të shqyrtohet qëndrueshmëria e themelimit të fondeve investive të disaporës, si mënyrë e koncentrimit të burimeve të investimeve të shqiptarëve jashtë vëndit, të cilat janë të interesuar të kontribojnë në zhvillimin, njëkohësisht duke siguruar përfitim më të mirë nga investimet e tyre.

- Të mbështetet komunikimi më i mirë midis biznesmenëve që operojnë jashtë vëndit me strukturat e ngritura për këtë qëllim të qeverisë shqiptare.

- Do të duhej të krijohet një bazë e të dhënave që do të përfshinte bizneset shqiptare në diasporë.

- Të ndërtohet një bazë e të dhënave që do të përfshijë potencialet njerëzore e intelektuale të diasporës ( janë qindra në mos mijra të rinj që kanë përfunduar studimet e larta në universitetet më të mira të botës dhe nuk afrohen nga institucionet qeveritare sepse shikohen me xhelozi) sepse deri tani Ministria e Arsimit nuk e ka bërë dhe s’ka ndërmënd të merret me këtë çështje përveç disa njëhsime diplomash që bën sikur të ishin liçenca.

- Eshtë e nevojshme veçanarisht të bëhen përmisime dhe programe konkrete të përqëndruara në pritjen më të mirë të emigrantëve të disaporës gjatë vizitave të tyre në Shqipëri, veçanarisht gjatë pushimeve verore se deri tani i kemi pritur me gjoba.

- Të stimulohet e përkrahet shërbimi ndaj emigrantëve për pasaporta e karta identiteti dhe ky shërbim të jetë prioritar dhe i pa kushtëzuar për ta dhe jo siç ndodhi në fund të vitit me zvarritjen e këtij shërbimi.

- Ministria e Arsimit duhet të ndërhyjë e analizojë mundësitë dhe përkrahjen e arsimimit të gjuhës amëtare për fëmijët e emigrantëve që gati po asimilohen.

- Të sigurohet e drejta mbi nënshtetësinë e dyfishtë për emigramtët shqiptarë sidomos në ato vënde ku detyrojnë shtetasit tanë të heqin dorë nga shtetësia shqiptare siç është Gjermania, Austria e ndonjë vënd tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat