Kumti për sëmundjen e rëndë të Mbretit! Lamtumira e fundit

Diaspora

Kumti për sëmundjen e rëndë të Mbretit! Lamtumira e fundit

Më: 15 prill 2014 Në ora: 18:01

Më datën 28 Mars 1961, u bë konsulta në prezencën e 6 profesorëve më kompetentë të Europës. Këta, pasi panë gjithë analizat dhe i bënë shumë grafi e shikime, pas gjithë këtyre provave konstatuan se përveç ulçerit kishte dhe mëlçinë e zezë. Në të cilën ishte kancer. Dhimbja e madhe nuk ishte prej ulçerit, po prej mëlçisë së zezë. Pas shumë ekzaminimesh, e vërtetuan se është kancer. Profesorët u këshilluan njëri me tjetrin dhe me shumë prova shikonin se a mund t’i bëhej një operacion. E panë si të pamundur, pasi kishte arritur në gradën e fundit. Në këtë mënyrë, ata dhanë vendimin…
Atëherë thirrën: Madhninë e Saj Mbretneshën Geraldinë, Princin Trashëgimtar Lekën, Princeshën Sanije e kolonel Husein Selmanin, dhe ju komunikuan se në konsultën e bërë u konstatua dhe u vërtetua:
“Pas gjithë mjekimeve, që i kemi bërë Mbretit Zog, ai nuk ka vetëm ulçerën, por ka shumë sëmurë edhe mëlçinë e zezë dhe të gjitha dhimbjet i vijnë prej kësaj. Ky është kancer. Bëmë çmos, për t’i bërë një operacion, por është krejt e kotë se mbetet në dorë. Qysh sot ka për të vazhduar të bëjë këto kura. Në është se fillon një përmirësim ka mundësi t’i bëjmë një operacion”.
Profesorët deridiku na këshilluan se “me këto kura, që po i japim e në rast se një përmirësim i vogël diktohet, Profesori i Spitalit “Foche”, do të na vejë në dijeni dhe ne do të vijmë menjëherë. Mund t’i bëjmë një operacion, shumë pak shpresë ka”.
Këto ishin fjalët e fundit të konsultës së 6 profesorëve të nderuar…
Pas këtij komunikimi të profesorëve, Oborri Mbretnor Shqiptar lëshoi një komunikatë urgjente, duke i njohur të gjithë shqiptarët në botën e lirë si edhe miqtë e shumë personalitete mbi sëmundjen e Mbretit Zog, në bazë të konsultës së fundit, prej 6 profesorëve më të mirë të Evropës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat