Ringjallet nëndega e LDK-së në Gjenevë

Diaspora

Ringjallet nëndega e LDK-së në Gjenevë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 21:20

Të shtunën e kaluar me 5 prill 2014, u mbajt kuvendi zgjedhorë i nëndegës së LDK-së në Gjenevë. Punimet e kuvendit rrodhën sipas parashikimeve të këshillit organizativ, i cili ishte i përbërë nga anëtarë të pothuaj të gjitha kryesive të kaluara të nëndegës së LDK-së në Gjenevë ndër vite. Ishin të pranishëm afër 100 anëtarë dhe simpatizant të LDK-së. Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe kryetari i degës së LDK-së në Zvicër z.Haki Latifi, sekretari i degës Ismet Krasniqi, anëtarët Ajet Avdyli dhe Dem Xhaferaj, si dhe aktivistët e dëshmuar si: Muhabi Latifi, Ibrahim Syla,Dem Jashari, Isa Maliqi, Sabri Alidema, e shumë të tjerë nga Gjeneva dhe rrethina, si dhe Isa Agushi këshilltarë komunal në Gjilan dhe Zekerija Zuka këshilltarë komunal në Viti.
Pas intonimit të himnit Rugovian, nderimit me një minutë heshtje të presidentit historik doktor Rugova, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjithë të rënëve për lirin e Kosovës, një historiku të rrjedhshëm të aktivitetit të nëndegës së LDK-së në Gjenevë, që nga themelimi i sajë 1990 e deri me 2006, dhe nevojës së ringjalljes së nëndegës së LDK-së - të prezantuar nga kryesuesi i punimeve të kuvendit z.Hajrush Sadikut, një fjalë të rastit nga kryetari i degës së LDK-së në Zvicër z.Haki Latifit si dhe miratimit të rendit të ditës, u zgjodh kryesia prej 11 anëtarëve e për kryetar u zgjodh z.Hajrush Sadiku, aktivist i dëshmuar i LDK-së në Gjenevë.
Nga të gjithë të pranishmit u vlerësua lart ky akt i ringjalljes së nëndegës së LDK-së në Gjenevë, me çka u dëshmua se ringjallja e nëndegës së LDK-së në Gjenevë ishte më se e domosdoshme për anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së, të cilët kurrë nuk pushuan së shprehuri vizionin Rugovian për Kosovën. (Njofton kryesia e sapozgjedhur e nëndegës së LDK-së në Gjenevë), thuhet në njoftimin e sektorit për informim i Degës së LDK-së në Zvicër. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat