Për njeriun që na mbajti gjallë me zërin e tij të shpresës, lirisë e demokracisë

Diaspora

Për njeriun që na mbajti gjallë me zërin e tij të shpresës, lirisë e demokracisë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:38

WASHINGTON D.C: Ka qenë 70 vjetori i Zërit të Amerikës, i cili përkoi për koincidencë edhe me 70 vjetorin e ditëlindjes së njërit prej gazetarëve më të "vjetër" të Shërbimit Shqip, të cilin vetëm pensioni mundi ta largojë nga Zëri i Amerikës, se "gjë tjetër" s’ka mundur ta largojë atë nga Zëri i Amerikës, shqip. Ai doli në pension pas një karriere të larmishme dhe 30 vjeçare. Ai është Shaqir Salihu, i cili filloi punën në Zërin e Amerikës në fillim të viteve 80, pasi kishte ardhur në Amerikë si refugjat politik nga Kosova.
Kur Shaqiri erdhi të punojë për Zërin e Amerikës në Uashington, Shqipëria ishte e izoluar, ndërsa në Kosovë vazhdonte shtypja dhe diskriminimi ndaj popullatës shqiptare, thuhej në një koment të kësaj radio kushtuar gazetarit të njohur të Zërit të Amerikës Shaqir Saliu.
Por , ai ende nuk ka "ikur" nga Zëri i Amerikës sepse trashëgimtari i tij - Ilir Salihu, punon prej disa vitesh në departamentin e teknikës të Zërit të Amerikës dhe shpesh i takon të punojë edhe për programin Ditari, ku Shaqiri i ri dhe i vogël është producent, është pjesë e Zërit të Amerikës.
Zëri i tij: “Ju flet Zëri i Amerikës nga Uashingtoni! në programin e mbrëmjes i cili i binte në orën 6 të darkës me orën e Shqipërisë dhe në orën 21 sipas orës në Shqipëri, ishte ai zë që vinte nga larg ashtu si lind një mëngjes i bukur, i një dite të bukur.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat