Shpërndanin lëndë narkotike në qytet, arrestohen në Athinë dy shqiptarët. Në banesë iu gjetën kanabis dhe…

Diaspora

Shpërndanin lëndë narkotike në qytet, arrestohen në Athinë dy shqiptarët. Në banesë iu gjetën kanabis dhe…

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 56 vjeç janë arrestuar nga policia në Athinë, për trafik droge.

Sipas informacioneve nga mediat greke, pas hetimeve për persona që trafikonin sasi kanabisi në qendër të Athinës, dy të pandehurit janë lokalizuar dhe është vërtetuar aktiviteti i tyre kriminal.

Gjatë kontrollit të tyre fizik dhe në një banesë të tyren, u gjetën dhe u konfiskuan rreth 1 kg kanabis në pako individuale najloni për qëllim trafikimi, 2 celularë dhe një peshore elektronike precize.

Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar janë dërguar në prokurorinë kompetente, për të vijuar më tej procedurat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat