​Qëllohet disa herë me thikë një shqiptar në Athinë

Diaspora

​Qëllohet disa herë me thikë një shqiptar në Athinë

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 21:35
Ilustrim

Shtetasi shqiptar Artur Mitro, me origjinë nga Berati, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Pireut në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në rrugë mes dy personash. I plagosuri është goditur disa herë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e parë.

Policia greke mbërriti menjëherë në vendngjarje, por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat