Itali/ Përplasja e ambulancës me autobusin në tunel, mes 4 viktimave edhe një mjek shqiptar

Diaspora

Itali/ Përplasja e ambulancës me autobusin në tunel, mes 4 viktimave edhe një mjek shqiptar

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë marrë plagë të lehta si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Itali në tunelin e autostradës mes Urbinos dhe Fermignanos.

Një autoambulancë e Kryqit të Kuq dhe një autobus me fëmijë janë përplasur kokë më kokë. Në mesin e viktimave është dhe një mjek shqiptar, Sokol Hoxha 42 vjeç ndërsa personat e tjerë që humbën jetën ishin shoferi i ambulancës, një infermiere dhe një pacient i moshuar që po transportohej në spital.

Menjëherë pas përplasjes fatale, ammbulanca mori flakë duke mos pasur asnjë mundësi për shpëtimin e personave që ndodheshin në të.

Sipas pamjeve paraprake nga skena e aksidentit, dyshohet se autoambulanca ka devijuar nga korisa e saj në një kthesë në tunel. Në mesin e 7 të plagosurve janë fëmijë të moshës nga 7 deri në 13 vjec.

Shoferi i autobusit është në shok total sipas asaj që shkruajnë mediat Italiane. Policia vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti ndërsa tuneli ku ndodhi aksidenti u mbyll për disa orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat