Sherr me thika në Itali, ka të plagosur, mes tyre një shqiptar dhe një italian

Diaspora

Sherr me thika në Itali, ka të plagosur, mes tyre një shqiptar dhe një italian

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë në rrethana misterioze ka ndodhur në Itali, ku të përfshirë janë edhe dy shtetas shqiptarë. Ka qenë një 47-vjeçar italian, ai i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave italiane, ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte plagosur por jo në rrezik për jetën.

47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi ngjarja apo lidhjet që kishte me dy shqiptarët.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dy miqtë e 47-vjeçarit me kombësi shqiptare, të cilët e dërguan në spital për ndihmë, dhe dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat