U qëllua me plumb në gjoks, ky është shqiptari që u ekzekutua në Athinë, zbulohet e shkuara tij e errët! Po hetohet lidhja me mjetin e mbushur me armë

Diaspora

U qëllua me plumb në gjoks, ky është shqiptari që u ekzekutua në Athinë, zbulohet e shkuara tij e errët! Po hetohet lidhja me mjetin e mbushur me armë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 10:34
Thimi Droboniku alias Thimi Prifti

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti me plumb në gjoks, mbrëmjen e së enjtes në Paleo Faliro, Athinë.

56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në organizatë kriminale, trafik droge, trafik cigaresh dhe falsifikim. Gjithashtu dyshohet se të jetë përfshirë në grabitje me armë.

Autoritetet greke po hetojnë nëse ka lidhje mes atentatit ndaj shqiptarit dhe makinës që u gjet në fund të nëntorit në Paleo Faliro, brenda së cilës u zbulua një kallashnikov, granatë dhe shishe me benzinë.

Atentat apo grabitje? Gjurmët e gishtërinjve në makinën e vjedhur “tradhtojnë” shqiptarin në Greqi! Çfarë u gjet brenda mjetit të braktisur

Në fakt, brenda automjetit u gjetën gjurmë gishtash të një tjetër krimineli të njohur shqiptar.

Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat