Kthyen banesën në rafineri kokaine, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali, sekuestrohen 51 mijë euro cash dhe 10 kg drogë

Diaspora

Kthyen banesën në rafineri kokaine, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali, sekuestrohen 51 mijë euro cash dhe 10 kg drogë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:21
Policia

Dy shtetas shqiptarë të moshës 38 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga policia e Foggias në Itali, pasi kishin shndërruar një godinë në San Severo, në zonën e Foggia-s, në një rafineri droge.

Të dy akuzohen për posedim për qëllime të trafikimit të lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, kodeinë dhe heroinë/morfinë dhe për mbajtje pa leje të municionit për armë zjarri të zakonshme.

Policia ka sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë prerëse, 17 kilogramë kodeinë; 12.6 kilogramë kobret (mbetje heroine).

Gjatë kontrollit brenda godinës, policia gjeti në xhepat e njërit prej dy shqiptarëve rreth 50 gramë kokainë. Po ashtu efektivët gjetën dhe sekuestruan 51 mijë euro cash në banesat e dy të arrestuarve, të ndara në tufa, dy presa hidraulike dhe materiale të ndryshme ambalazhimi; dorëshkrime kontabiliteti dhe 220 fishekë të kalibrit 7.65.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat