Kapet kanabis me vlerë 5 mln euro në Australi, kush është shqiptari i arrestuar

Diaspora

Kapet kanabis me vlerë 5 mln euro në Australi, kush është shqiptari i arrestuar

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Më shumë se një ton kanabis që dyshohet se është i lidhur me një organizatë shqiptare të krimit të organizuar është sekuestruar në veriperëndim të Melburnit .

Mediat raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi oficerët kontrolluan 5 banesa, të martën.

Një shqiptar 47-vjeçar i identifikuar si Dritan Ndreu, që policia pretendon se ishte drejtuesi i organizatës, u arrestua e po ashtu bashkë me të dhe një grua 44-vjeçare kolumbiane.

Në pamjet e një operacionit, oficerët e policsë shihen duke transportuar thasë të mëdhenj me kanabis në një kamion.

Droga në total kap vlerën e 5 milionë dollarëve, ndërsa policia sekuestroi edhe një sasi prej 200 mijë dollar dhe 260 bimë të kultivuara.

47-vjeçari shqiptar u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Melburnit dhe akuzohet për kultivim dhe trafikim të sasive të mëdha të kanabisit dhe posedim të produkteve të veprës penale ndërsa gruaja kolumbiane e arrestuar bashkë me të u lirua me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat