Ekzekutimi i 51-vjeçarit në oborrin e banesës, mediat greke: Ngjan si thriller, viktima nuk kishte precedent kriminal!

Diaspora

Ekzekutimi i 51-vjeçarit në oborrin e banesës, mediat greke: Ngjan si thriller, viktima nuk kishte precedent kriminal!

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Aleksandër Llazar Zaka, nga Lushnja është ekzekutuar ditën e djeshme në Greqi, me një plumb në kokë.

Viktima u gjet i pajetë nga i afërmi i tij i cili njoftoi dhe policinë mbi ngjarjen e rëndë, ndër autoritetet kanë nisur hetimet menjëherë.

Mediat greke janë duke i bërë jehonë vrasjes së shqiptarit, ku shkruajnë se ngjarja ngjan si triller.

Viktima i cili ishte nga Lushnja, nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit.

Ndër të tjera mediat greke shkruajnë se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi.

Përgjigjet për shkaqet e vdekjes pritet të jepen nga autopsia që do t’i bëhet trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat