Shqiptari tenton të grabisë bankën në Athinë, përplaset me policinë dhe përfundon në spital

Diaspora

Shqiptari tenton të grabisë bankën në Athinë, përplaset me policinë dhe përfundon në spital

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar ka tentuar të grabisë një bankë në rrugën Achilleos në kryeqytetin grek të Athinës.

Pasi ka grabitur një shumë parash ka tentuar të largohet, por punonjësit e bankës kanë shtypur alarmin e kuq dhe një polic jashtë orarit të punës dhe një punonjës banke e kanë ndjekur në këmbë.

Grabitësi tentoi të sulmonte policin me thikë, teksa u qëllua katër herë nga ky i fundit, 3 herë në bark dhe njëherë në këmbë, duke mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ai momentalisht ndodhet në intubim në një spital në Evangelismos.

Për rastin, hetimi paraprak po kryen nga Nëndrejtoria e Krimeve Kundër Jetës dhe Pasurisë së Sigurimit Atikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat