Përdorte biznesin e bukës për të shitur drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Përdorte biznesin e bukës për të shitur drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Përdorte biznesin e bukës për të shitur drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge.

Sipas mediave italiane, 35-vjeçari, që figuronte si pronar i një furre buke në Gjenova, kishte zgjedhur që të shiste edhe lëndë narkotike bashkë me bukët.

Gjatë kontrollit në biznesin e tij u gjetën disa kilogram hashash, të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.

Për më tepër, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 9 mijë euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Shqiptari është arrestuar dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat