Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, mes 7 të arrestuarve edhe një shqiptar

Diaspora

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, mes 7 të arrestuarve edhe një shqiptar

Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në prefekturën e Atikës në Greqi, ku është shkatërruar një grup kriminal.

Sendet e gjetura gjatë operacionit

Sipas burimeve nga mediat greke, gjatë këtij aksioni janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar.

Mësohet se ky grup kriminal operonte në qytetin e Volosit, ndërsa policia e kishte ndjekur ata që prej fillimit të muajit mars.

Anëtarët e grupit kriminal kishin lidhje familjare dhe miqësore me njëri-tjetrin.

Në momentin e arrestimit, autoritetet konfiskuan rreth 9 kg heroinë, një pjesë e së cilës ishte fshehur në pjesë të ndryshme makinash, si dhe u sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike për kultivimin e kanabisit, materiale për paketimin e drogës, një shumë parash dhe 4 celularë të përdorur për negociatat mes tyre.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë personat e përfshirë në këtë organizatë kriminale dhe veprimtarinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat