Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, policia i gjen 1 kg “të bardhë” dhe 7 kg “të kuqe”

Diaspora

Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, policia i gjen 1 kg “të bardhë” dhe 7 kg “të kuqe”

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Zvicër. Policia e Solothurnit ka sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchwil SO rreth një javë më parë.

Sipas njoftimit të policisë vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga. 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga një patrullë të mërkurën pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.

Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për t’u kontrolluar.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit. Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat