Qëllohet me thikë shqiptari në Greqi, dy persona hyjnë të maskuar në lokal dhe plagosin 44-vjeçarin

Diaspora

Qëllohet me thikë shqiptari në Greqi, dy persona hyjnë të maskuar në lokal dhe plagosin 44-vjeçarin

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë nga dy persona në Greqi.

Sulmi i përgjakshëm ndodhi në orën 1 pas mesnate të së premtes në një kafene në qendër të Selanikut.

Sipas policisë, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat greke. 

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia po heton shkaqet e sulmit dhe është vendosur në kërkim të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat