Motori del nga rruga në Greqi/ Vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset drejtuesi i mjetit!

Diaspora

Motori del nga rruga në Greqi/ Vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset drejtuesi i mjetit!

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur tragjikisht jetën një 18-vjeçar shqiptar. 

Mediet greke raportojnë se një motor ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.

Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat