36 vjeçares nga Kosova i refuzohet nënshtetësia austriake, arsyeja është kunata

Diaspora

36 vjeçares nga Kosova i refuzohet nënshtetësia austriake, arsyeja është kunata

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:43
Kërkesa u refuzua.

Egzonës, 36 vjeçares nga Kosova i është refuzuar pasaporta austriake, ani pse ka familja e saj ka 30 vite që jeton në Vjenë të Austrisë. E për këtë ka shkruar media austriake, heute.at.

Familja V. ka më shumë se 30 vjet që jeton në Austri. Bashkëshorti i Egzonës, Naseri, erdhi në Vjenë në vitin 1993. 20 vjet më vonë ai u transferua në një apartament të madh kooperativë në Vjenë-Favoriten. 33-vjeçarja prej vitit 2013 jeton në banesë me bashkëshortin (38), vjehrrin dhe kunatën. Megjithatë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ajo është më aftësi të kufizuara dhe lëviz në një karrige me rrota. Për shkak se ajo ka nevojë për kujdes, ajo merr një të ardhur minimale përkatëse nga shteti. Dhe ishte pikërisht kjo rrethanë, do të bëhej arsye për Egzonën që t’i refuzohej nënshtetësia, shkruan heute.at, përcjellë “Bota sot”.

MA 35 e refuzon kërkesën

"Kam kaq kohë që jetoj në Austri dhe ndihem shumë rehat këtu. Prandaj kam dashur të aplikoj për shtetësi austriake", thotë shqiptarja nga Kosova. Burri i saj, fëmijët e tyre, prindërit dhe motra e tij tashmë kanë pasaportën austriake. Megjithatë, MA 35 tani e refuzoi kërkesën për shkak të nevojës për përkujdesje dhe përfitime sociale në familje.

“Kunata vazhdon ende në shkollë dhe përkujdeset nga unë dhe vjehrra. Megjithatë, aplikimi im thjesht u refuzua”, thotë e mërzitur 33-vjeçarja. As bashkëshorti i saj Naseri nuk e kupton vendimin e autoriteteve të emigracionit: "Si falënderim që gruaja ime ka ndihmuar nënën time me kujdesin, ajo nuk duhet të bëhet austriake", shkruan heute.at.

Image
Për shkak se Egzona po kujdeset për kunatën e saj të sëmurë, ajo nuk merr pasaportë austriake. Tobias Steinmaurer / picturedesk.com

Nënkryetari i bashkisë premton ndihmë

Naseri më në fund mundi të kontaktonte me telefon nënkryetarin e bashkisë, Christoph Wiederkehr (Neos). 38-vjeçari mësohet se është siguruar se rasti do të shikohet më nga afër.

"Tani do t'ia përcjell çështjen zotit Wiederkehr. Zyra e tij duhet të kujdeset për këtë çështje," shpreson familjari, shkruan heute.at, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat