Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën, dënohet me 5 vite burg

Diaspora

Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën, dënohet me 5 vite burg

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:48
Ilustrim

Historitë e dëbimit nga autoritetet e huaja për emigrantët shqiptarë janë të shpeshta dhe secila ka të veçantat e saj.

I tillë është dhe rasti i Emiljano Fejzos, 38-vjeçar, i cili ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t'u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane.

Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.

Ai i kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin e dokumntacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant'Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat