Afaristi Nazmi Viqa nderohet nga ‘HELFER-Geneva’ për kontributin e dhënë në diasporë

Diaspora

Afaristi Nazmi Viqa nderohet nga ‘HELFER-Geneva’ për kontributin e dhënë në diasporë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:46
Fotografi e publikuar nga Safet Gërxhaliu

Pronari i kompanisë 'HELFER- Geneva', Kushtrim Musliu ka nderuar me orë të veçantë z. Nazmi Viqa, pronar i kompanisë "AWR  ABBRUCH Gmbh" në Gjermani për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë Evropën.

Zoti Viqa në kompaninë e tij ka të punësuar rreth  350 persona, kompani e cila është një brand që prezenton në mënyrë të denjë Kosovën dhe ndërmarrësinë vendore.

Kontributi i z.Viqa ka ardhur në shprehje edhe në Unionin e Bizneseve të Diasporës dhe kontributin ekonomik dhe social që ka dhënë për Kosovën.

"HELFER Geneva" ëshë në pronësi të Kushtrim Musliut i cili posedon brandin e orëve të veta të njohura në mbarë botën dhe të prezentuara nga yje të sportit dhe artit.

Vlen të theksohet se orët "HELFER Geneva" promovohen në mbar botën nga aktori i njohur Jean Cloud Van Dam.

Në fjalën e tij Viqa falenderoi për këtë çmim  z.Musliu, për të cilin u shpreh se ky do të jetë një motiv shtes për të kontribuar edhe me tepër për imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat