Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Greqi

Diaspora

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Greqi

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një biznesmen shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Atikë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.

Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij ndodhet i plagosur në spital.

Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin dhe motivet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat