Dy shqiptarë menaxhonin trafikun e drogës nga Amerika Jugut në Europë, arrestohen

Diaspora

Dy shqiptarë menaxhonin trafikun e drogës nga Amerika Jugut në Europë, arrestohen

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:18
Ilustrim

620 kg kokainë e trafikuar nga Amerika e Jugut drejt Italisë e Europës Veriore menaxhohej nga dy shqiptarë në Bruksel.Operacioni ndërkombëtarë antidrogë në Itali, Belgjikë e Gjermani.

Me urdhër të Prokurorisë së Antimafias së Venezias, autoritetet policore italiane të Guardia di Finanza së Venezias, të Drejtorisë së përgjithshme Antidrogë në Romë e Njësisë së krimit të organizuar, kanë marrë pjesë në një mega operacion që çoi në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge, e tipit kokainë nga Amerika e Jugur në Europë.

Dy shtetas shqiptarë me banim në Brukesl ishin pikat referuese të këtij organizimi kriminal që menaxhonin trafikun e drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës Veriore e Italisë.

Në bashkëpunim me trafikantë të tjerë me veprim në qytetin gjerman Aquisgrana e përmes korrierëve, droga shpërndahej në celulat e tyre në Europë, e Itali.

Nën arrest janë vënë 60 trafikantë e janë kryer 101 kontrolle banesash, 98 në Belgjikë e 3 në Gjermani.

Gjatë gjithë aktivitetit investigativ të këtij megaoperacioni ndërkombëtar, vetëm në Itali janë sekuestruar 170 kg kokainë e që sipas antidrogës italiane do t'i sillte këtij organizimi kriminal një përfitim mbi 17 milionë euro.

Ndërsa gjithsej në tre vende Itali, Belgjikë e Gjermani, ky operacion çoi në sekuestrimin e 620 kg kokainë,  6 laboratorë klandestinë për përgatitjen e dozave të kokainës, disa tonë substancë për përzierjen e përgatitjen e drogës, 1 milionë euro cash, 1 fabrikë klandestine për përpunimin e duhanit e rreth 300 kubë duhan kontrabandë, 13 armë zjarri, orë dore të markave të shtrenjta, 60 automjete luksoze, vepra arti.

Autoritetet italiane, zbardhin se operacioni është ekzekutuar më datë 26 tetor 2021 me pjesëmarrjen e rreth 1400 forcave policore italiane, gjermane e belge.

Hetimet e këtij operacioni nisën nga Autoritetet e Guardia di Finanza të Venezias e cila identifikoi në territorin Veneto një individ me origjinë arabe i dyshuar si xhihadist e të cilit iu sekuestruan 22 kg kokainë.

Investigimet e mëtejshme ndaj kësaj sasie droge çuan në ngritjen e grupit operativ të përbashkët me policinë belge e gjermane si dhe autoritetet gjyqësore përkatëse, nën drejtim e Eurojust e kontributin e Europol, deri në finalizimin e këtij megaoperacioni ndërkombëtar antidrogë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat