Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian i kokainës, zbulohen metodat speciale të shitjes së drogës

Diaspora

Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian i kokainës, zbulohen metodat speciale të shitjes së drogës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:20
Te arrestuarit

Dhjetëra konsumatorë të rregullt të grupit veçanërisht në Aosta dhe më gjërë, shumë prej tyre 25-30 vjeç

Një rrjet italo-shqiptar i trafikut të kokainës u zbulua dhe ‘u çmontua’ nga policia italiane.

Operacioni antidrogë 'Illirycum' (kështu romakët e lashtë e quanin territorin që qeverisnin dhe sot është Shqipëria), operacion i Policisë në Aosta,  çoi në pesë arrestime të kryera sot në mëngjes dhe një të gjashtin që do të duhej të ishte kryer në orët e ardhshme.

Gjatë operacionit, u sekuestrua edhe gjysmë kilogram kokainë gati për t’u shitur. Një 'turne' mujor i fitimeve të konstatuara ishte 10 deri në 15 mijë euro.

Një vit më parë në nëntor, policia zbuloi se shqiptari Lleshi po e fshihte drogën në një vend të pazakontë në krahasim me metodat që përdornin shpërndarësit italianë të drogës:

"Kokaina" që do të shitej ishte fshehur në një vrimë jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk e mbante atë më shumë se dy gramë, të ashtuquajturën 'sasi për përdorim personal'.

Hetimet mbi lëvizjet e shqiptarit zbuluan se ajo mënyrë “e ndryshme” e organizimit të shitjes së kokainës, domethënë fshehja e saj në vende të jashtme dhe asnjëherë në shtëpinë e dikujt apo me vete,  bënë që agjentët e koordinuar nga Danilo Masuzzo “të hartonin”një seri njerëzish që tregonin një organizatë të degëzuar të shqiptarëve dhe që praktikisht kurrë nuk merreshin drejtpërdrejt me drogën.

Shumë shpesh droga fshihej në ndarjen e motorit ose në pjesë të tjera të makinave të përdorura nga tregtarët për furnizimet e tyre dhe u zbulua kur makinat u dërguan në stacionin e policisë dhe fije fije “u çmontuan”.
 
Dhjetë muaj përndjekje e përgjime dhe sot, përveç Lleshit janë arrestuar edhe Diego Gustavo Corchia (1980), banues në Valle dhe shqiptarët Perloshi Amarildo (1987),  Leonard Vishaj (1988)  dhe Elton Beleshi (1982) Tashmë po kërkohet në mënyrë aktive një shqiptar i pestë. Të gjithë akuzohen për posedim droge me qëllim trafikimi.
Hetuesit e policisë, të koordinuar nga prokurori Manlio D'Ambrosi, zbuluan se ishin pothuajse gjithmonë të njëjtët anëtarë të grupit ata që e sillnin kokainën direkt në shtëpitë e konsumatorëve.

Shumë pak të dhëna dolën nga përgjimet; hetimi u krye me shumë durim përmes  marrjes së dëshmive të rëndësishme. Qenë dhjetëra, të paktën mbi tridhjetë, konsumatorë të rregullt të grupit "shumica të klasës së mesme", shpjegon menaxheri i ekipit të Aosta. Francesco Filograno.

Në fakt, nga të gjithë të dyshuarit, i vetmi që foli shumë më tepër në telefon ishte Corchia: në një rast u regjistrua një telefonatë mes tij dhe Vishajt në të cilën të dy folën për organizimin e një feste për një duzinë njerëzish me "pije dhe sanduiçe nga Mc 'Donalds ": hetuesit ishin në gjendje të konstatonin se asnjë sanduiç apo pije nuk ishte blerë në fakt nga ata dy, por 10 gram kokainë: domethënë nga një gram secila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat