Shqiptari habit anglezët, mediat britanike “çmenden” me mashtrimin e të riut, por e pëson keq në fund!

Diaspora

Shqiptari habit anglezët, mediat britanike “çmenden” me mashtrimin e të riut, por e pëson keq në fund!

Më: 29 maj 2021 Në ora: 10:35
Foto nga testimi

Izmir Senaj, një 28-vjeçar nga Shqipëria është lajmi kryesor i ditës së sotme në tabloidet britanike që i kanë kushtuar një hapësirë historisë  së pazakontë të riut.

Në kohën kur patenta dhe provimi që të jep mundësinë e marrjes se lejes së drejtimit është kthyer në një proces të vështirë dhe të shoqëruar me stres, në Mbretërinë e Bashkuar, zgjidhja ishte gjetur.

Disa persona paguanin Senajn që ai të hynte në vend të tyre në provim. Por si mund të hynte disa herë në të njëjtën sallë për të marrë provimin? Senaj e kishte gjetur edhe zgjidhjen. Ai maskohej me fasho rreth kokës dhe hynte më pas në test.

Artikulli i plotë i “Metro”:

Një mashtrues është në burg pasi kryente teste teori të patentës për persona të tjerë i maskuar me një fashë rreth kokës. Izmir Senaj, 28 vjeç, përdorte disa justifikime për dëmtimet e tij, ndërsa kthehej në qendrat e DVSA në të gjithë Anglinë duke bërë testet për personat që kishte rënë dakord. Ai u kap nga një anëtar i stafit në një qendër testimi teorie në Swindon, i cili e njohu atë nga një test i mëparshëm dhe thërriti policinë.  Senaj, nga East Ham, Londër, u burgos për dy vjet e katër muaj në Swindon Croën Court pasi ai u deklarua fajtor për katër akuza për mashtrim.

Gjyqtari Jason Taylor u shpreh në seancë se: Veprimet tuaja tregojnë një mospërfillje të sistemit tonë, i cili është krijuar për të siguruar që vetëm që ata që janë të aftë mund të qëndrojnë pas timonit të makinës. Kjo mund të kishte pasoja të konsiderueshme si për përdoruesit e rrugës ashtu edhe për këmbësorët dhe prandaj detyra ime publike kërkon që unë ta pasqyroj atë.’

Gjyqtari vijoi më tej duke shtuar se Senaj ishte burgosur dy herë për mashtrim, që nga viti 2014. Sipas provave, në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, Senaj shkoi në katër qendra testimi në Anglinë jugore për të marrë testin e teorisë në emër të të tjerëve.

Ai hynte në qendra i veshur me një jelek dhe me një fashë rreth kokës. Maskimi gjithashtu bëhej edhe në zonën e hundës. Senaj hyri në recepsion dhe i dorëzoi punonjësit një patentë në emër të një shqiptari. Ai i shpjegoi punonjësit se kishte qenë duke punuar në një vend ndërtimi më herët atë ditë kur u godit nga skela dhe u dërgua në shtëpi herët nga ndihmësit e parë.

Ai u lejua të marrë testin, të cilin ai e kaloi. Në një episod të dytë, ai përdori një histori të ngjashme në qendrën e provës Hastings – këtë herë duke pretenduar se kishte rënë nga një shkallë.

Pasi u njoh nga i njëjti anëtar i stafit i cili do të merrej me të, ai u shtir se kishte nevojë të shkonte në tualet dhe u largua. Më vonë, më 24 janar 2019, një anëtar i stafit në qendrën e provave të teorisë Swindon në Milton Road e njohu atë. Punonjësi e lejoi të merrte provimit për të fituar kohë derisa të vinte policia. Pas arrestimit, Senaj iu tha hetuesve se kishte borxhe kumari për dy personat që kishte hyrë në test, duke përfshirë njërin që e përshkroi si gangster të dhunshëm. Tashmë ai është dënuar dhe do të dënimin në qeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat