Takimi i kryesisë së këshillit koordinues të arsimtarëve në diasporë, me ministren e arsimit Arbërie Nagavci

Diaspora

Takimi i kryesisë së këshillit koordinues të arsimtarëve në diasporë, me ministren e arsimit Arbërie Nagavci

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:35
Takimi virutal

Kryetari i KKAD-ë, Dr. Vaxhid Sejdiu, përshëndeti ministren, e falënderoj për takimin si dhe e informoi për punën, qëllimet, vizionin dhe misionin e KKAD-ë. Po ashtu e informoi për organizimin e shkollave shqipe në mërgatën shqiptare, konkretisht për sfidat dhe gjendjen aktuale të shkollave shqipe.

Ministren e njoftoi edhe për përgjegjësinë që ka marr mbi vete KKAD-ë rreth mësimdhënies të unifikuar, e të koordinuar, si një faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në funksionimin e mbrojtjes së gjuhës shqipe. Duke theksuar se vizioni ynë është që të përfshihemi në hartimin e teksteve dhe zgjedhjeve didaktike për t’i siguruar kompetencat e nevojshme gjuhësore dhe kulturore, me theks të veçantë theksoj se themelimi i KKAD-ë lindi si nevojë e domosdoshme, e kohës, e cila u themelua më 04 korrik 2020, më qëllim të unifikimit të shkollave shqipe. Misioni i KKAD-së është mbrojtja e gjuhës dhe e identitetit kombëtar, të mbështetur në baza të forta didaktike, linguistike dhe ato shkencore. Dhe, për të arritur qëllimin e dëshiruar në punën e mëtutjeshme na duhet njohja institucionale tha Sejdiu.

Më pas fjalën e mori Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, e cila theksoj se do të angazhohet, që pas këtij takimi, të vendoset bashkëpunim institucional, me synimin për ngritje të cilësisë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë.

Ministrja e njoftoi kryesinë e KKAD-së, se Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë formuar një grup punues për hartimin e teksteve të gjuhës shqipe, duke e vlerësuar këtë një hap të rëndësishëm për hartimin e teksteve cilësore, të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme për ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Po ashtu u shpreh e gatshme për t’i trajtuar kërkesat që janë në interes të shkollës shqipe dhe në të mirën e fëmijëve të mërgatës shqiptare, tha Nagavci.

Dhe në fund, u pajtuam për një bashkëpunim sa më të dobishëm në shërbim të shkollës shqipe sepse nëpërmjet një bashkëpunimi të përgjegjshëm do të arrihen edhe qëllimet e parashtruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat