Ndihej fajtor pas infektimit me COVID, 35-vjeçari shqiptar var veten në pemë

Diaspora

Ndihej fajtor pas infektimit me COVID, 35-vjeçari shqiptar var veten në pemë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte i infektuar me Covid, ka kryer vetëvrasje.

Sipas dëshmive 35 vjeçari u gjet i varur në një pemë, teksa trupi i tij i pajetë u konstatua nga gruaja dhe vëllai i tij.

Mësohet se shkaku i vërtetë i marrjes së këtij vendimi nga ana e të ndjerit, ka qenë infektimi me Covid, pasi ai ndihej fajtor se përse e kishte transmetuar virusin në shtëpi.

35 vjeçari është babai i një vajze të vogël, ndërsa sipas fqinjëve, ai ishte një njeri i mirë dhe baba model.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat