Maliki u propozoi vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni - Bota Sot
Maliki u propozoi vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni

Bota

E enjte, 24 maj 2018

Maliki u propozoi vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni

Më: 17 maj 2018 Në ora: 20:05

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, propozoi që vendet arabe t'i tërheqin ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigjje për hapjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

“Nuk do të ketë dëme për vendet arabe nëse kolektivisht i zhvendosin ambasadorët e tyre nga Uashingtoni”, tha Maliki në një takim të Ligës Arabe në Kajro.

Maliki, gjithashtu, tha se anëtarët e Lidhjes Arabe, ministrat e jashtëm të të cilëve u mblodhën në Kajro në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar për çështjen palestineze, duhet t’i ftojnë ambasadorët e SHBA-së dhe t’ua kujtojnë atyre për refuzimin arab për të lëvizur Ambasadën Amerikane në Jerusalem.Ai tha se shtetet arabe ranë dakord në takimet e mëparshme që duhet të ndërpresin lidhjet me çdo vend që transferon ambasadën e saj në Jerusalem.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test