Zyrtarët amerikanë paralajmëruan sot se projekti i gazsjellësit ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë mund të përballet me sanksionet amerikane për shkaqe sigurie dhe se SHBA po bën çmos që të ndalet ky projekt.
Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit Sandra Oudkirk thotë se SHBA kundërshtojnë gazsjellësin Rrjedha veriore 2, pasi që ai mund të rritë ndikimin negativ të Rusisë në Evropë.