Koreja Jugore kërkon të ndërmjetësojë takimin historik - Bota Sot
Koreja Jugore kërkon të ndërmjetësojë takimin historik

Bota

E shtunë, 18 gusht 2018

Koreja Jugore kërkon të ndërmjetësojë takimin historik

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:14
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Koreja Jugore ka kërkuar që të jetë ndërmjetësuese e marrëdhënies në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë Veriore, të cilat kanë shfaqur disa kundërshtime në prag të takimit historik ndërmjet dy liderëve.

Këto komente kanë ardhur pas kërcënimit nga Koreja Veriore se nuk do të marrë pjesë në takimin e paraparë për 12 qershor në Singapor- nëse Washingtoni vazhdon me presione të njëanshme për heqjen dorë të Koresë Veriore nga arsenali bërthamor.

“Duam të ndihmojnë në përafrimin e zbrazëtirës në mes të pozitave të Koresë Veriore dhe SHBA-së”, kanë thënë zyrtarët e Koresë Jugore.

Koreja Jugore ka për qëllim që të vazhdojë bisedimet me Korenë Veriore në mënyrë që të mos dështojë takimi i nivelit të lartë në mes të dy vende, që të mërkurën u anulua nga Koreja Veriore.

Muajin e kaluar bota dëshmoi një moment historik kur lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un takoi presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, në kufirin më mes të dy vendeve.

Takimi me presidentin amerikan Trump ishte paraparë në kuadër të takimeve që Kim Jong planifikoi me liderët botërorë, mirëpo deklarimet e fundit nga vendi i izoluar duket se kanë zbehur afrimin e vendeve. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test