Putin merr një porosi interesante për Moskën

Bota

Putin merr një porosi interesante për Moskën

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 18:50
Vladimir Putin

Përfaqësuesi i Instituti rus për demografi, migrim dhe zhvillim rajonal, Jurij Krupnov i ka propozuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin që të zhvendosë kryeqytetin Moska përtej rajonit të Uralit.

Si arsye, Krupnov ka theksuar se Rusia është e hiper-centralizuar, duke pasur parasysh se Moska dhe rajoni i saj kryesojnë me numrin e banorëve – aty jeton një e pesta e popullsisë së përgjithshme e vendit, transmeton Sputnik.

Përveç kësaj, Krupnov thotë se zhvillimi i përgjithshëm nacional është i pozicionuar në 25 qytete të mëdha, në të cilat jeton gjysma e popullsisë ruse, në mënyrë që t‘i japë prioritet Lindjes së Largët, pasi që me gjendjen aktuale Rusia mund të humbë përparësinë gjeopolitike.

Krupnov po ashtu ka thënë se një hap i tillë nënkupton edhe doktrinën e “De-moskvizimit” dhe se ai gjithë projektin e ka dërguar në adresë të Kremlinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat