Ngjarjet që tronditën 2016-ën: Zbulimi më i madh gazetaresk, parajsa fiskale

Bota

Ngjarjet që tronditën 2016-ën: Zbulimi më i madh gazetaresk, parajsa fiskale

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 12:55
Ilustrim

2016-ta ishte viti i lajmeve të bujshme që nga sulmet terroriste tek goditjet politike dhe vdekjet fatale të dhjetëra vipave. Në botën e politikës Britania votoi të largohej nga BE-ja, ndërkohë Amerika zgjodhi si presidentin e 45-të, miliarderin Donald Trump.

Zbulimi më i madh gazetaresk në histori i quajtur “Panama Papers”, është tema që u diskutua pothuajse gjysmen e vitit. 

Ka mjaftuar te thyhen sekretet e nje studioje te vetme ligjore panameze, qe bota te ngerthehet ne nje prej skandaleve ndoshta me te medha te fshehjes, pastrimit te parave dhe evazionit fiskal. 

Sipas te dhenave te CNN, 11.5 milionë dokumenta sekrete te dala ne publik, perfshijne personazhe nga 200 vende te botes, midis tyre, 12 lidere ose ish lidere boterore dhe 128 politikane dhe figura te rendesishme publike. Te gjithe keta, ne nje studio te vetme Panameze, kur dihet qe Panamaja nuk eshte as vendi kryesor dhe as me i njohuri per aktivitete te ketij lloji. Ishujt e Karaibeve, disa vende te Azise dhe ishujt Seishell perbejne po ashtu parajsa te tjera edhe me te njohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat