Gallup International: Mbi 3/4 e austriakëve do të votonin për Clintonin

Bota

Gallup International: Mbi 3/4 e austriakëve do të votonin për Clintonin

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 14:13
Hillary Clinton

Nëse vendet e tjera do të mund të votonin në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor, dhe jo vetëm qytetarët amerikanë, atëherë kandidatja e Partisë Demokrate, Hillary Clinton do të fitonte me siguri.

Sipas një sondazhi nga “Gallup International” në 45 vende të botës “Clinton do të ishte me milje larg  në numër votash ndaj rivalit të saj duke qenë se në Austri më shumë se ¾ e popullsisë do të votonin për të”.

Sipas anketës, që u publikua dje, Clinton vlerësohej veçanërisht në Evropën Perëndimore, Amerikën e Jugut dhe në Afrikë.

Vendi me shumicë votash në favor të kandidates së Partisë Demokrate ishte Finlanda (86 për qind), e ndjekur nga Portugalia (85 për qind), Suedia dhe Koreja e Jugut (82 për qind secili) dhe Kolumbia (81 për qind).

Austria renditej në vendin e gjashtë, me 78 për qind në favor të Clinton.

Vetëm nëntë për qind thanë se do të votonin për kandidatin republikan, Donald Trump.

Biznesmeni i diskutueshëm ishte shumë më poshtë se 50 për qind në të gjitha vendet ku u zhvillua sondazhi.

Trump ka marrë shumë vota në Kinë, ku 44 për qind do të votonin për të.

Megjithatë, Clinton sërish do të fitonte në Kinë pasi mori 53 për qind të votave.

Kandidati republikan, Trump do të mund ta mundte rivalen e tij të Partisë Demokrate vetëm në Rusi, ku Trump kishte 33 për qind dhe Clinton kishte  vetëm 10 për qind.

Rreth 69 për qind e të gjithë njerëzve të anketuar mendonin se rezultatet e zgjedhjeve të SHBA-së do të kishin një ndikim në vendin e tyre.

Studimi i “Gallup International” u zhvillua në 45 vende mes të gushtit dhe  44 194 njerëz janë anketuar, të cilët sipas Gallup ishte përfaqësues të rreth 75 për qind të popullsisë botërore.

Në Austri, 1 000 persona janë anketuar në internet nga 2 deri më 9 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat