Policia kanadeze i lejon gratë me hixhab

Bota

Policia kanadeze i lejon gratë me hixhab

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 19:50
Otava, Kanada

Kalorësia Mbretërore e Policisë kanadeze do të lejojë gratë në uniformë të veshin hixhab, njërën prej veshjeve myslimane.

Zëdhënësi i qeverisë, Scott Bardsley, tha se ky veprim reflekton diversitetin në komunitetet e Kanadasë dhe se do të tërheqë më shumë gra myslimane të bëhen oficere.

Shifrat e fundit tregojnë se gratë përbëjnë rreth një të pestën e Kalorësisë Mbretërore në Kanada, por nuk është e qartë se si do të ndikojë masa e fundit.

Sipas mediave lokale, një memorandum i brendshëm ka vlerësuar se hixhabi mund të hiqet shpejt dhe lehtë nëse duhet dhe se nuk i pengon oficeret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat