Tërmet i rëndë në Peru: Vdesin katër persona, plagosen 30 të tjerë

Amerika

Tërmet i rëndë në Peru: Vdesin katër persona, plagosen 30 të tjerë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:41
Ilustrim

Autoritetet peruane thonë se një tërmet i shkallës 5.4 ka goditur pjesën e largët të maleve Ande, duke lënë kështu 4 persona të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur.

Shërbimi Gjeografik amerikan ka thënë se tërmeti goditi në orën 21:58 (kohë reale) në afërsi të qytetit Chivay, i cili gjendet në jug të kryeqytetit Lima, shkruan AP.

Tërmeti u përqendrua relativisht në sipërfaqe të thellë rreth 10 kilometra.

Zyrtari i Mbrojtjes Civile, Miguel Yamasaki u tha gazetarëve se katër persona kanë vdekur pas rënies së mureve të shtëpive nga dridhja që shkaktoi tërmeti.

Ai gjithashtu konfirmon se 40 shtëpi në atë zonë janë shkatërruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat